Pas hedhjes së dytë të gazit, Kelmendi: Nuk e di a mund të kthehem në seancë

E publikuar: 21/03/2018 13:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ramiz Kelmendi nuk është i sigurt nëse do të mundë të rikthehet në seancën ku po votohet ratifikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi
Ai pas hedhjes së dytë të gazit lotsjellës nga deputetët e VV-së, thotë se gjendjen shëndetësore nuk e ka të mirë.

Kelmendi për Express ka deklaruar se nuk është i sigurt nëse do të mund të rikthehet në seancë.

“Jam shumë keq. Këtë herë më dëmtoi se ra gazi nga ne. Nuk e di a mund të rikthehem ne seancë”. /GazetaExpress/