Pas bastisjes, ish-kryetarit të Shtërpcës i konfiskohet vetura (VIDEO)

E publikuar: 21/12/2021 11:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Banesa e ish-kryetari të Shtërpcës, Bratislav Nikoliq, është bastisur pasi i njëjti është arrestuar në mesin e 10 personave për shkak të dyshimit të veprave penale “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit” dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Policia e Kosovës pas bastisjes ka konfiskuar edhe një veturë, e cila sipas banorëve është e Nikoliqit, njofton Klankosova.tv.

Kujtojmë se aksioni që është duke u zhvilluar ka të bëjë me veprat penale të korrupsionit rreth ndërtimeve pa leje në Brezovicë.