Partitë e vogla synojnë koalicionet e mëdha

E publikuar: 29/08/2019 23:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në negociata me paritë e mëdha janë Lëvizja për bashkim dhe Lëvizja për Drejtësi. Këto dy parti synojnë koalicione me PDK-në dhe Nismën. Lëvizja për Bashkim po negocion me PDK e Nismën, ndërkaq Lëvizja për Drejtësi me partitë opozitare.

Herën e fundit, ishin pjesë e PAN-it.

Por edhe në këto zgjedhje të parakohshgme, Lëvizja për Bashkim, parti përsëri do të bëj koalicion me njërën nga dy partitë e PAN-it.

Valon Murati, Lëvizja për Bashkim ka thënë se janë duke negociuar me dy parti.

“Jemi në negociata me PDK dhe Nismën…”

Kryetari i LB-së, Valon Murati, që partia e tij nuk do të heq dorë nga ideja e redifinimit të kufijve edhe pas nënshkrimit të koalicioneve.

“Do ta ruajmë projektin tonë…”

Për dallim nga Lëvizja për Bashkim, Lëvizja për Drejtësi e Sylejman Çerkezit synon koalicion me partitë opozitare.

“Ne kemi qenë me opozitën, jemi me opozitën, LDK dhe VV…”

Zgjedhjet e parakohshme nacionale do të mbahen me 6 tetor, e afati i fundit për koalicione parazgjedhore është 30 gushti.

LDK-ja dhe VV-ja janë në përpjekje për të arritur një marrëveshje për koalicion parazgjedhor. Ato kanë kohë deri të premten në orën 24:00. LDK-ja ende beson në koalicionin me VV-në, kjo thotë se nuk i do kushtëzimet