Paraqitja e Xhakës kundër Francës përshkruhet si më e mira ndonjëherë

E publikuar: 29/06/2021 14:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka prodhoi një performancë mjaft mahnitëse duke u vlerësuar si ‘lojtari i ndeshjes’ kundër kampionëve të botës, Francës, dhe ndihmoi skuadrën e tij të arrijë fazën çerekfinale të një turneu të madh për herë të parë në 67 vjet.

Anëtari i Arsenalit, i njohur për shpirtin e tij luftarak, ishte i shkëlqyeshëm nga fillimi në fund të takimit. Ai jo vetëm që përfundoi përballjen me më së shumti pasime, por gjithashtu dha edhe pasimet e gjata më të sakta.

Ai gjithashtu luajti një rol të madh në momentin kur barazuan shifrat në 3-3, duke i dhënë një pasim të mrekullueshëm Mario Gavranoviçit në minutën e 89-të që shënoi me sukses.

Xhaka vazhdoi të mbizotërojë në zonat e mesfushës, pavarësisht se doli kundër dy prej mesfushorëve më të mirë në botë, Paul Pogbas dhe N’Golo Kantes, dhe mbajti ekipin e tij të bashkuar dhe me motiv të lartë në Bukuresht.

Shumë tifozë po vlerësojnë performancën e tij si një nga më të mirat ndonjëherë në historinë e Kampionatit Evropian dhe është e vështirë të argumentosh me këtë deklaratë.A mendoi edhe ju se kjo ishte paraqitja më e mirë e Granit Xhakës deri më tani në karrierën e tij?