Paralajmëron Kina: Nuk ka fitues në luftën e Gadishullit Korean

E publikuar: 26/09/2017 12:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kina ka thënë sot se lufta në Gadishullin Korean nuk do të ketë fitues, pasi ministri i Jashtëm i Koresë Veriore tha dje se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar luftë ndaj Koresë Veriore dhe se Peniani ka të drejtë të ndërmarrë masa, përfshirë rrëzimin e bombarduesve amerikanë edhe jashtë hapësirës ajrore të Veriut.

Zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Lu Kang, ka theksuar se Pekini shpreson se politikanët amerikanë dhe koreanoveriorë mund ta kuptojnë se rrugët ushtarake kurrë nuk do të jenë zgjidhje e shëndoshë, transmeton Express.

Kina po ashtu e ka kundërshtuar përshkallëzimin e luftës së fjalëve mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë Veriore, ka thënë Lu./Express/