Paralajmërohen protesta nesër kundër reduktimeve të rrymës

E publikuar: 24/12/2021 11:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kthimi i reduktimeve me energji elektrike pas dhjetë vjetësh, mund të shkaktojë protesta në Kosovë.

Mundësinë për një të tillë e ka paralajmëruar aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gjinovci ka paralajmëruar se protesta mund të mbahet nesër.

“Po flitet që këtë t’shtune protestë 🤷‍♂️”, ka shkruar Gjinovci.Nga e mërkura, Kosovës i janë kthyer reduktimet me energji elektrike. Sipas KEDS’it, reduktimet do të ishin vetëm për dy orë, por qytetarët po ankohen se po zgjasin më shumë se aq.