Papa Françesku do të japë dorëheqjen? Mediat italiane zbulojnë arsyet e mundshme

E publikuar: 24/08/2021 09:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Orët e fundit, thashethemet për një dorëheqje të mundshme të Papës kanë qarkulluar në mediat italiane.

Në artikullin e botuar nga Gazeta Libero Quotidiano, Papa po shqyrton dorëheqjen e tij si për shkak të moshës ai do të mbushë 85 vjeç më 17 dhjetor ashtu edhe për problemet e tij të fundit shëndetësore.

Arsyeja e publikimit është operacioni që Papa iu nënshtrua në zorrën e trashë në fillim të korrikut. Vihet re se Benedikti XVI , ish -Papa, dha dorëheqjen në moshën 85 -vjeçare.

Deri më tani nuk ka asnjë koment zyrtar nga Selia e Shenjtë.