Panik në Milot, përfshihet nga flakët një autobus me pasagjerë

E publikuar: 26/08/2017 13:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një autobus me pasagjerë i cili ka qenë në ecje e sipër është përfshirë nga flakët në zonën e Milotit, duke krijuar momente paniku.

Bashkëpunëtori i Noa.al sjell pamje nga vendi i ngjarjes ku autobusi shihet duke u djegur i gjithi.

Zjarri është përhapur me shpejtësi të madhe ndërsa mësohet se autobusi ishte i mbushur me pasagjerë nga Kosova, konkretisht nga Prizreni, të cilët ishin nisur drejt Ulqinit, Mal i Zi.

Paraprakisht dyshohet se shkak për zjarrin e madh është bërë një shkëndijë elektrike, çka ka sjellë përfshirjen e mjetit në pak çaste nga zjarri gjatë mesditës së sotme.

Fatmirësisht pasagjerët kanë mundur të zbresin, duke shmangur pasojat në njerëz, ndërsa autobusi është djegur i gjithi.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim nga ana e policisë, për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur.