Pandemia ngadalësohet globalisht

E publikuar: 24/12/2020 23:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pandemia e COVID-19 është ngadalësuar globalisht, edhe pse shumë pak, gjatë shtatë ditëve të fundit.

Ngadalësim shumë i lehtë

Pandemia u ngadalësua disi këtë javë në të gjithë botën, me 638 892 raste të reja të regjistruara në ditë (-0,5% e krahasuar me javën e mëparshme), sipas një raporti të fundit.

Në Afrikë, epidemia është akoma duke u përshpejtuar (+ 16 % e rasteve të infektimeve gjatë javës së kaluar).

Po kështu, Amerika Latine dhe Karaibet po përjetojnë një përshpejtim (+ 9 %).

Evropa mbetet zona e cila regjistroi më shumë infektime të reja këtë javë (247 838 raste të reja ditore), me një përshpejtim prej 2 %, raporton ATSh.

Në të kundërt, epidemia është ngadalësuar në SHBA dhe Kanada (-5 %), megjithëse me një nivel të lartë të rasteve të reja, 217 878 në ditë.

Pandemia vazhdon të ngadalësohet në Lindjen e Mesme (-5 %) dhe Azi (-10 %).

Shkalla e infektimit është rritur me 106 % në Oqeani, por virusi qarkullon shumë pak atje (37 raste në ditë).

Përshpejtimet kryesore

Britania e Madhe është vendi ku epidemia po përshpejtohet më shumë (+ 61 %, 33 753 raste në ditë mesatarisht).

Izraeli (+ 60 %, 3 063 raste ditore), Holanda (+ 41 %, 11 729 raste), Republika Çeke (+ 40%, 7 452 raste) dhe Kolumbia (+ 37%, 12 604 raste) .

Rëniet më të forta

Rënia më e fortë gjatë shtatë ditëve të fundit është vërejtur në Pakistan (-35 %, 2 042 raste ditore) përpara Bullgarisë (-35 %, 1 426 raste), Hungarisë (-32 %, 2 814 raste), Gjeorgjisë (-31 %, 2 355 raste) dhe Austri (-29 %, 1 965 raste).

Më shumë infektime

SHBA-ja është në krye me numrin më të lartë të infektimeve të reja këtë javë, me 183 863 raste të reja çdo ditë (-19,4%).

Vdekjet

SHBA-ja regjistroi më shumë vdekje gjatë javës së kaluar (2 637 në ditë mesatarisht), përpara Brazilit (783), Meksikës (648), Gjermanisë (648), më pas Rusisë (556) .

Raport global

Pandemia ka vrarë të paktën 1,73 milionë persona në të gjithë botën që nga fundi i dhjetorit, për më shumë se 78 milionë infektime të konfirmuara.