Pandemia dhe integrimet, sfidat kryesore në 100 ditët e qeverisjes së Zaevit   

06.12.2020 16:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Pandemia dhe integrimet, sfidat kryesore në 100 ditët e qeverisjes së Zaevit   

Kur u votua Qeveria e Maqedonisë së Veriut, më 31 gusht, si prioritet vendosi menaxhimin e krizës shëndetësore dhe ekonomike të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit dhe integrimin e shtetit në Bashkimin Evropian.

Por, 100 ditë pas formimit të ekzekutivit, që udhëhiqet nga Zoran Zaev, rastet e reja me koronaviurs janë rritur, ndërkaq vetoja që vendosi Bullgaria, ka bllokuar nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

Ndërkohë, që brenda këtyre tre muajve, shumica parlamentare në vazhdimësi ka denoncuar, ato që i ka cilësuar si veprime joparimore të opozitës lidhur me bllokimin e parlamentit. Ekzekutivi argumenton se opozita ka zvarritur punën e legjislativit që kanë shkaktuar vonesa në realizimin e masave që janë pjesë e Pakos së katërt të ndihmave, që ka për qëllim zbutjen e krizës së shkaktuar nga pandemia.

Sefer Selimi nga Organizata Joqeveritare, “Democracy Lab”, organizatë kjo që ka në fokus politikat për zhvillimin e demokracisë, thotë për Radion Evropa e Lirë se përplasjet brenda koalicionit qeverisës për ndarjen e drejtorive kanë pamundësuar realizimin e shumë premtimeve që partitë kanë dhënë gjatë fushatës zgjedhore.

“Në aspektin politik aktualisht ka ngecje. Duke qenë se një numër i madh i sektorëve të ndryshëm, përkatësisht i drejtorive të rëndësishme ende paraqesin mollë sherri mes partnerëve të koalicionit qeverisës, dhe një numër i tyre ende nuk janë plotësuar me drejtorë, të cilët do t’i zbatojnë politikat e qeverisë”, thekson Selimi.

Pjesë e koalicionit qeverisës është Lidhja Social-Demokrate e Zoran Zaevit dhe Bashkimi Demokratik për Integrim e Ali Ahmetit.

Ndërkaq, Vlladimir Bozhinovski drejtor i Institutit për Kërkime Politike në Shkup, thotë për Radion Evropa e Lirë se përbërja aktuale qeverisëse, pas vetos bullgare ka pësuar fiasko në planin ndërkombëtar dhe në procesin e integrimeve evropiane.

“Kjo qeveri, pra Lidhja Social-Demokrate dhe Bashkimi Demokratik për Integrim, që kanë qeverisur edhe para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, dështoi me vetë faktin se nuk mori garanci nga faktori ndërkombëtar se pas ndryshimit të emrit të shtetit, për shkak të kontestit me Greqinë, askush më nuk do ta kushtëzojë procesin e integrimeve të vendit”, thotë Bozhinovski.

“Të gjithë e kishim të qartë se Bullgaria si shtet vetëm se pret të përfundojë kontesti me Greqinë dhe menjëherë pas kësaj, po sipas të njëjtit model, përmes kushtëzimeve të realizojë synimet e saja si shtet, e ajo është t’i detyrojë maqedonasit të heqin dorë nga një pjesë e rëndësishme e të kaluarës së tyre historike. Qeveria e re në këtë drejtim u tregua e paaftë t’i bëjë ballë politikës joparimore të Bullgarisë dhe besoj se për këtë do të ndëshkohet nga zgjedhësit”, shton ai.

Por, me këtë qëndrim nuk pajtohet Nikolla Dujovski, i cili thotë se pas vetos bullgare, cilado qoftë përbërje qeveritare madje edhe një koalicion gjithëpërfshirës, vështirë se mund të krijohet një klimë në një afat të shkurtër, që do të çonte kah zgjidhja e kontestit që ka vendi me Bullgarinë për të kaluarën historike dhe çështjen e gjuhës.

“Njëqind ditë është një periudhë shumë e shkurtë për të reflektuar në planin ndërkombëtar, pasi gjithçka është e orientuar në menaxhimin e krizës që ka shkaktuar pandemia, si në planin shëndetësor ashtu dhe atë ekonomik. Megjithatë, duhet të jemi të sinqertë dhe të themi troç se çështjet për sa i përket gjuhës maqedonase që tani i hap Bullgaria, nuk janë çështje që mund t’i zgjidhë cilado qoftë qeveri në një afat kaq të shkurtër, madje qoftë edhe nëse do të kishim koalicion të gjerë ku do të merrnin pjesë të gjitha forcat relevante politike në vend”, thotë Dujovski.

Pa i mbushur 100 ditë qeveria e re, opozita maqedonase doli në protesta duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev, duke argumentuar se “nuk duhet lejuar kryeministrin Zaev të ndryshojë historinë maqedonase”.

Nga partia maqedonase në opozitë, VMRO-DPMNE kanë theksuar se posa të mbushë 100 ditë të plota kjo përbërje qeveritare, ata do të dorëzojnë në parlament nismën për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë.

Sefer Selimi nga organizata joqeveritare “Democracy Lab”, thotë se pavarësisht shumicës së brishtë është e vështirë opozita ta rrëzojë qeverinë.

“Me gjasë, me stabilizimin e situatës me pandeminë, gjërat do të kthehen drejt një normaliteti dhe atëherë do të shohim se cilat do të jenë lëvizjet e ardhshme të qeverisë. Shohim se opozita kundrejt kësaj qeverie po mundohet të krijojë një front të bashkuar mes partive të ndryshme, madje edhe në aspektin etnik. Por, kjo do të kërkojë ende kohë për të sinkronizuar energjitë politike që të rrëzohet pushteti aktual. Unë nuk pres që kjo të ndodhë në një kohë të afërt”, thotë Selimi.

Opozita maqedonase brenda këtyre tre muajve të parë të qeverisë së re të vendit ka protestuar kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, kundër ndotjes së ajrit si dhe kundër revanshizmit politik.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Mustafa: Si LDK nuk kemi koment negativ për deklaratat e Gërvalles

Mustafa: Si LDK nuk kemi koment negativ për deklaratat e Gërvalles

LDK e konsideron të ndërlikuar çështjen e padisë ndaj Serbisë për gjenocid

LDK e konsideron të ndërlikuar çështjen e padisë ndaj Serbisë për gjenocid

Hisen Berisha: Kadri Veseli e ka takuar shumë shpesh Rugovën në rezidencën e tij në Velani

Hisen Berisha: Kadri Veseli e ka takuar shumë shpesh Rugovën në rezidencën e tij në Velani

Milanoviq ironizon me Serbinë e zemëruar

Milanoviq ironizon me Serbinë e zemëruar

Raporti i ShBA-së: Kosova ka nevojë për një Ligj të ndryshuar për lirinë fetare

Raporti i ShBA-së: Kosova ka nevojë për një Ligj të ndryshuar për lirinë fetare

Glauk Konjufca thërret seancë të jashtëzakonshme në Kuvend

Glauk Konjufca thërret seancë të jashtëzakonshme në Kuvend

Subvencionimi i pagave nga shteti: Ekzekutohen pagesat e para nga ministria e Financave

Subvencionimi i pagave nga shteti: Ekzekutohen pagesat e para nga ministria e Financave

Kurti e Konjufca nderojnë heroin Agron Rrahmani në 23-vjetorin e vrasjes

Kurti e Konjufca nderojnë heroin Agron Rrahmani në 23-vjetorin e vrasjes

Për Mevmedin nuk ka ndihmë nga shteti

Për Mevmedin nuk ka ndihmë nga shteti

Tahiri i AAK-së për programin qeverisës të Kurtit: Nuk u përgjigjet pritjeve të qytetarëve

Tahiri i AAK-së për programin qeverisës të Kurtit: Nuk u përgjigjet pritjeve të qytetarëve

Kurti: Rritja e buxhetit për FSK-në do të jetë prioritet edhe në vitet e ardhshme

Kurti: Rritja e buxhetit për FSK-në do të jetë prioritet edhe në vitet e ardhshme

Ekspertët e pavarur të OBSh-së: Pandemia Covid-19 mund të ishte shmangur

Ekspertët e pavarur të OBSh-së: Pandemia Covid-19 mund të ishte shmangur

Ministri Mehaj priti në takim drejtorin e AKI-së, flasin për koordinim të ngushtë ndërinstitucional

Ministri Mehaj priti në takim drejtorin e AKI-së, flasin për koordinim të ngushtë ndërinstitucional

​Abdixhiku takohet me ambasadorin Rohde, përmend liberalizimin e vizave

​Abdixhiku takohet me ambasadorin Rohde, përmend liberalizimin e vizave

Republika Sërpska nuk i tërheq dekoratat për kriminelët e luftës

Republika Sërpska nuk i tërheq dekoratat për kriminelët e luftës

Hradinaj akuzon ministrin Mehaj: Po u ndalon makinat gjeneraleve te Ushtrisë

Hradinaj akuzon ministrin Mehaj: Po u ndalon makinat gjeneraleve te Ushtrisë