PAN mungon në seancë, nervozohet Mikullovci: Ku janë fituesit e zgjedhjeve?

E publikuar: 03/08/2017 10:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nën udhëheqjen e deputetit më të vjetër nga radhët e Vetëvendosjes, Adem Mikullovcit ka filluar seanca e parë e Legjislaturës së Gjashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit, Adem Mikullovci kërkoi nga administrata e Kuvendit detaje se ku kanë mbetur deputetët e koalicionit PAN, të cilën nuk kanë shkuar ende në sallën e Kuvendit, raporton Express.

“Janë fituesit e zgjedhjeve, andaj kish qenë korrekte që ta dimë se ku janë:, tha Mikullovci.

Në anën tjetër, pasuesja e Mikullovcit për drejtimin e seancës, Teuta Rugova ende nuk ka arritur në sallën e Kuvendit. Seanca parashihej të  fillonte në orën 10:00.