Pamjet e para të takimit Kurti -Vuçiq në Ohër

E publikuar: 18/03/2023 15:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Para pak minutash ka nisur takimi trepalësh në Ohër në mes të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Në media janë publikuar tashmë edhe pamjet nga salla ku po mbahet ky takim trepalësh në të cilin do të diskutohet për Aneksin e Implementimit të planit franko-gjerman.

Kryeministri Kurti në një deklarim të sotëm për media ka thënë se ende s’ka një dokument të finalizuar dhe pa e pasur një të tillë s’mund të ketë përfundim të bisedimeve e rrjedhimisht as marrëveshje.

Ndërkohë emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë se s’janë të interesuar për nënshkrim të marrëveshjes sot, por për finalizim të marrëveshjes.

Kurti dhe Vuçiq fillimisht kanë zhvilluar takime të ndara me Borell dhe Lajcak.Të dy liderët janë takuar më 27 shkurt në Bruksel ku kishin rënë dakord për planin franko-gjerman.