Palmer dhe Lajçak në takim me Kurtin, pritet të diskutohet për dialogun

E publikuar: 31/05/2021 17:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas përfundimit të takimit me presidenten Vjosa Osmani, zëvendësndihmës sekretari i shtetit amerikan, Matthew Palmer bashkë me përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak kanë shkuar në takim te kryeministri Albin Kurti.

Të dy zyrtarët do të qëndrojnë në Kosovë për një vizitë dy ditore.Arsyeja e vizitës merret vesh se është përgatitja për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi, përkatësisht përgatitja e takimit mes Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Gajtë ditës, Palmer është takuar me krerët e dy partive opozitare në Kosovë, Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Enver Hoxhaj dhe Lumir Abdixhiku, të cilët kanë kërkuar përfshirje më të madhe të ShBA-së në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Po ashtu, Palmer është takuar edhe me Listën Serbe. Siç njoftoi Lista Serbe në takim është folur për situatën politike në Kosovë, pozicionin e popullit serb, Kishën Ortodokse Serbe dhe gjithashtu për situatën e sigurisë.