Pallaska: Ramës i ra biznesi me drogën, e futi taksën e rrugës

E publikuar: 25/03/2018 14:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Juristi dhe analisti politik, Dastid Pallaska thotë se pagesa për rrugën kombit ka për qellim mbulimin e rënie së përkohshme të biznesit të drogës.
Thotë se pas kësaj pagese, kosovarët në të ardhmen e afërt do të jetën të detyruar të paguajnë edhe për përdorimin e flamurit kombëtar vetëm e vetëm që Shqipëria dhe Edi Rama të mos e ndjejnë krizën nga humbja e parave të drogës.

Ky është postimi i plotë i Pallaskës në Facebook:

“Haraçi” i Rrugës së Kombit synon me i zbut’ humbjet “buxhetore” që Kryeministri i Shqipërisë i ka pësuar nga rënia e përkohshme e “biznesit” të ish Ministrit të Brendshëm.

Në të ardhmen e afërt me siguri do të paguajmë edhe për përdorimin e Flamurit Kombëtar.

Pak është duke bërë qysh ju ka nënshtru pjesa ma e madhe e klasës tonë politike e – besa – edhe një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë.

Të nënshtruarit me siguri janë duke shpresuar që së paku EUR 1 nga ky “haraç” do t’i dedikohet “idesë” patriotike për Presidentin Mbarëkombëtar!

Reagimi i Pallaskës vjen pasi prej sot në mesditë ka filluar testimi i pagesës në Rrugën e “Kombit”. Një shofer makine do të duhej t’i rezervojë 10 euro për t’i paguar si taksë rrugës që kalon.

Autoritet e shqiptare kanë vendosur këtë taksë edhe për shoferët e Shqipërisë. Në Kosovë kanë paralajmëruar ankesa për këtë taksë. Pal Lekaj ka thënë se do t’i drejtohet autoriteteve shqiptare për të zbritur tarifën./Express/