Pallaska: Do të ishte skandaloze bashkëpunimi i Gjykatës Speciale me Serbinë

E publikuar: 29/10/2020 22:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Avokati Dastid Pallaska në emisionin Pressing të T7, ka thënë se bashkëpunimi i Gjykatës Speciale me Serbinë do të ishte skandaloze. Gjithashtu, “skandal ndërkombëtar” Pallaska i tha edhe krijimit të Gjykatës Speciale, e që në fillim dukej si ‘gjykatore me ylli’.

“Do të ishte skandaloze nëse do të shihnim ndonjë aktakuzë duke u bazuar në informacionin e autoriteteve serbe”, është shprehur Pallaska.
“Nëse shohim “prova” të prokurorëve nga autoritetet serbe është do të ishte e papranueshme”.

“Gjykata Speciale po bëhet Gjykatë e Jashtëzakonshme, po shkëputet nga Kosova”, është shprehur Pallaska në Pressing.
Tutje, Pallaska tha se Specialja ka qenë një skandal ndërkombëtar që po dukej si ‘gjykatore me ylli’.

“Gjykata Speciale ka me qenë SKANDAL NDËRKOMBËTAR. Po duket si gjykatorja me yll”, tha Pallaska.

Tutje, Pallaska thotë se mandati maksimal i kohëzgjatjes së këtyre institucioneve është pesë vjeçar.

“Sipas mendimit tim, mandati maksimal e kohëzgjatjes së këtyre institucioneve është pesë vjet”, është shprehur Pallaska.

“Gjykata Speciale kishte mandat 5-vjecar, tash është jashtë mandatit”, ka thënë Pallaska.

Megjithatë, ai beson se në kushtet aktuale Gjykatës Speciale duhet t’i vazhdohet mandati në Kuvend.

“Unë gjithashtu besoj se në kushtet aktuale, Kuvendi i Kosovës duhet t’ia vazhdojë mandatin Gjykatës Speciale”, shtoi Pallaska.