Paditë ndaj gjeneralëve kroatë, presidenti i Kroacisë: Serbia duhet ta dijë…

E publikuar: 15/01/2023 17:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq ka thënë se Serbia nu do ta ketë mbështetjen e shtetit të tij nëse do të vazhdojë t’i padisë gjeneralët kroatë.

“Serbia duhet ta dijë se përderisa mendon të padisë gjeneralët kroatë për shkak të ngjarjeve në territorin e një vendi të tretë, nuk do të ketë mbështetjen kroate”, tha sotMilanoviq

“Ne nuk mund ta tolerojmë këtë. Ky është niveli minimal i besimit në marrëdhënie. Perëndimi është duke pritur dhe është i hapur”, tha presidenti kroat në Vukovar.