Pacolli thotë se delegacioni që vjen nesër për njohje është afrikan

E publikuar: 20/12/2021 21:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se nesër Kosovën do ta vizitojë një delegacion i një shteti afrikan, i cili do të diskutojë rreth njohjes së shtetësisë së Kosovës.

Pacolli, në T7, tha se uron që dikush nga krerët e lartë shtetëror t’i presë këta zyrtarë.

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, të dielën, deklaroi se i kishte shkruar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, rreth mundësisë së kësaj njohjeje.

“Në WhatsApp, më datën 18/12, ju kam dërguar letrën dhe mesazhin e presidentit të shtetit që konfirmon se janë të gatshëm (javën e ardhshme) të vizitojnë Kosovën, pēr të kryer formalitetin e njohjes dhe të diskutojnë për vizitën tuaj eventuale në këtë shtet. Gjithçka është e rregulluar, zotëri kryeministër, unë kam punuar gjatë për këtë njohje dhe pritet vetëm miratimi juaj”.