Pacolli: Rugova i dha gjithçka Kosovës dhe vuri themelet e shtetësisë

E publikuar: 02/12/2021 12:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka kujtuar presidentin e ndjerë historik, Ibrahim Rugova, në ditëlindjen e tij.“Presidenti Rugova sot do t’i mbushte 77 vite. Njeriu qe i dha gjithçka Kosovës dhe që i vuri themelet e shtetësisë”, shkruan Pacolli në Facebook.

Sipas tij, Rugova do të mbahet mend përjetësisht nga shoqëria jonë si njeri i urtë, jo hakmarrës, jo populist dhe me vizion të qartë për fuqizimin e vendit tonë.“Do të kujtohesh përherë President”, shkruan Pacolli.