Pacolli mbështet qeverinë për reciprocitetin me targa ndaj Serbisë

E publikuar: 22/09/2021 22:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i AKR-së dhe deputeti Behgjet Pacolli, vlerëson se Qeveria e Kosovës me të drejtë i ka vendosur Serbisë reciprocitetin për targat e veturave.

“Në botën e civilizuar implementimi i marrëveshjeve ndërshtetërore është gjëja më normale, dhe në këtë rast, kur Serbia nuk e bën këtë, Qeveria e Kosovës, me të drejtë aplikon instrumentin e reciprocitetit”, është shprehur Pacolli, transmeton Klankosova.tv.

“Është legjitime secili nga spektri politik duhet ta mbështes fuqishëm këtë veprim!”.