Pacolli: Kurtit ia votova qeverinë pa kushte, ai mu hakmor

E publikuar: 08/02/2021 23:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për President të Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se për shkak se ka votuar Albin Kurtin si kryeministër ka humbur shumë njerëz nga partia.

“Njerëzit e mi më kanë kundërshtuar që e kam votuar Qeverinë e Albin Kurtit [qeveria LVV-LDK]…Kur e gjithë opozita shante Albin Kurtin unë e votova qeverinë e tij”, tha ai në “Debat Plus”.

Tani mund ta siguroni zyrën tuaj në Dukagjini Center – qendra më e madhe tregtare brenda Prishtinës
E SPONSORUAR
LEXO MË SHUMË
Pacolli thotë se po të ishte më i vrazhdë në politikë, partia e tij ndoshta sot do të ishte më e fortë.

“Albin Kurtin e votova pa asnjë kusht. Kam shpresuar se ky njeri Kosovës do t’i jepte një dinamizëm në aspektin e zhvillimit ekonomik. Kaluan 50 ditë dhe partneri i tij u largua nga qeveria. Askush nga Qeveria e Albin Kurtit nuk më falënderoi për votat që ia dhashë qeverisë së tij”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Kryetari i AKR-së thotë se pos që nuk e falënderuan për mbështetjen pa kushte që i dha qeverisë, Qeveria Kurti iu hakmor.

“Mu hakmorën duke i anuluar 14 nominime që unë i kisha bërë në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ato ishin nominime sipas ligjit. Ato nominime unë as që i kamë parë, pos që i kam parë që i plotësojnë kriteret”, tha mes tjerash Behgjet Pacolli./Telegrafi/