Pacolli – Haradinajt: Nëse Sefaj nuk e vazhdon punën, AKR tërhiqet nga koalicioni

E publikuar: 02/04/2018 22:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sekretari i AKR-së, Rrahim Pacolli, ka kërcënuar kryeministrin, Ramush Haradinaj, se kjo parti do të tërhiqet nga koalicioni qeverisës nëse ministri i Brendshëm, Flamur Sefaj, nuk e vazhdon punën në këtë ministri.

“AKR nuk ka pranuar kërkesën e Haradinajt për shkarkimin e Ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj. Deklaratat e Jetlir Zyberaj, këshilltari i ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, nuk përfaqëson qëndrimin unik të Aleancës Kosova e Re”, ka thënë Pacolli, përmes Facebook, përcjell Klan Kosova.

“I bëjmë me dije kryeministrit Ramush Haradinaj, se nëse ministri Sefaj nuk vazhdon punën në ministri, Aleanca Kosova e Re do të largohet nga koalicioni qeverisës”.