Pacolli foli për shtet-ndërtimin dhe ndërlikimet në diplomaci

E publikuar: 08/01/2018 10:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pacolli në Emiratet e Bashkuara Arabe

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli sot do të pritet në takime nga përfaqësues të lartë të Emirateve të Bashkuara Arabe, me të cilët pritet të bisedojë për Samitin e Interpolit, nismat për marrëveshjet bilaterale, thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe hapjen e Ambasadës së Kosovës në Abu Dabi.

Shefi i diplomacisë kosovare gjatë vizitës në Emiratet e Bashkuara Arabe ka mbajtur një fjalim në konferencën e organizuar nga Instituti Ndërkombëtar për Diplomacinë Kulturore, ngjarje e cila ka bashkuar shumë ministra e akademikë nga shtete të ndryshme të botës.

Diplomati kosovar, në këtë konferencë referoi mbi temën e procesit të shtet-ndërtimit dhe ndërlikimet në diplomaci./rtv21.tv/