Pa Kosovën në hartën e Serbisë, nxit reagime të shumta videoja e partisë së Vuçiqit

E publikuar: 27/05/2020 12:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Partia Progresiste Serbe prezantoi një video të re parazgjedhore në të cilën ata lanë jashtë hartës së tyre Kosoven. Mediet serbe kanë nisur të raportojnë për këtë spot duke shtruar pyetjen se a është ky një mesazh i fshehur apo a po tregon për heqje dorë të Vuçiqit nga Kosova dhe popullata serbe në Kosovë.

Analisti serb Boban Stonajoviq për medien serbe Direktno.rs ka thënë se do të donte të dinte se cili është qëndrimi i votuesve të partisë së Vuçiqit pas kësaj situate.

 “Një shfaqje grafike shumë interesante  dhe  unë do të doja të shoh se çfarë mendojnë votuesit e tyre. Përkatësisht se  cili është komenti i tyre pasi sic duket, SNS nuk kujdeset për fëmijët në Kosovë. Unë mendoj se ky është një gabim i madh, por kush e di se çfarë mesazhi fshihet pas tij. Ndoshta kjo është një përpjekje për të përgatitur votuesit e SNS për hapat e ardhshëm të mundshëm të Vuçiqit rreth Kosovës, kështu që ata janë duke testuar votuesit e tyre”, analisti Boban Stojanović .

Mirëpo reagime të shumta ka pasur gjithandej në Serbi, duke e cilësuar këtë si skandal.