Pa certifikatë vaksinimi me të dyja dozat s’ hyn në punë në institucione publike

E publikuar: 01/12/2021 03:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur këtë të marte ka miratuar masa të reja kundër parandalimit dhe përhapjes së pandemisë COVID-19.

Disa prej masave të miratuara sot janë; çdo person që hyn në Kosovë duhet të posedojë një nga dëshmitë e vaksinimit.

Nga data 3 janar 2022, për të gjithë personat që hyjnë në Kosovë do të vlejë dëshmia e certifikatës së vaksinimit për vaksinim të plotë me dy doza kundër COVID-19. Të gjithë punonjësve të institucioneve publike, si dhe personeli ndërmarrëve publike në pronësi të Qeverisë apo komunave, duhet të posedojnë një nga dëshmitë e kërkuara më lartë, në mënyrë që t’iu lejohet hyrja në punë.

Në pikën 2.1 të këtij vendimi thuhet se çdo person që hyn në Kosovë duhet të posedojë certifikatën e vaksinimit të plotë, apo me dy doza.

Tutje, në pikën 2.2 thuhet se çdo person që dëshiron të hyjë në Kosovë duhet ta posedojë një dozë të vaksinimit jo më të vjetër së katër javë së bashku me testin PCR negavit për COVID-19, jo më të vjetër se 48 orë, ndërsa që nga data 3 janar 2022, të gjithë personat që hyjnë në Kosovë duhet të kenë dëshminë e të dy dozave të vaksinimit.

Bartja e maskës është obligative, përveç në rastet gjatë ngasjes së automjetit vetëm. Lejohen grumbullimet dhe ngjarjet kulturore në ambiente të jashtme deri në 70 persona. Ceremonitë dhe ritet fetare lejohen të zhvillojnë aktivitetet e tyre deri në 50 për qind të kapacitetit. Pavarësisht numrit të personave, ndalohet veprimtaria e klubeve të natës.

Masat e plota mund t’i gjeni duke klikuar këtu.