Osmani vëzhguesve të BE-së: Strukturat ilegale të Serbisë kanë cenuar garën në komunat e banuara me serbë

18.10.2021 15:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Osmani vëzhguesve të BE-së: Strukturat ilegale të Serbisë kanë cenuar garën në komunat e banuara me serbë

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim një delegacion të Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve të BE-së. Presidentja Osmani në takim ka thënë se sipas informatave të institucioneve, strukturat ilegale të Serbisë kanë cenuar garën elektorale në komunat e banuara me serbë.

“Presidentja Osmani vlerësoi mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale duke konfirmuar standardin e ndërtuar nga Republika e Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Tutje, ajo nënvizoi se sipas informatave që vijnë nga institucionet tona, gara në komunat e banuara me serbë ishte e ndikuar nga imponimet e strukturave ilegale të Serbisë, të cilat e kanë cenuar garën në mes të subjekteve politike dhe shprehjen e lirë të vullnetit të votuesve”, thuhet në komunikatën Zyrës së Presidencës.

Komunikata e plotë:

Presidentja, Vjosa Osmani, priti në takim një delegacion të Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve të BE-së. Delegacioni i kryesuar nga eurodeputeti Lukas Mandle dhe eurodeputetja Viola von Cramon, përbehej edhe nga Róża Thun Und Hohenstein (EPP), Ms Michèle Rivasi (Greens/EFA), Thijs Reuten (S&D), si dhe një numër ekspertësh të BE-së.Presidentja Osmani vlerësoi mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale duke konfirmuar standardin e ndërtuar nga Republika e Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Tutje, ajo nënvizoi se sipas informatave që vijnë nga institucionet tona, gara në komunat e banuara me serbë ishte e ndikuar nga imponimet e strukturave ilegale të Serbisë, të cilat e kanë cenuar garën në mes të subjekteve politike dhe shprehjen e lirë të vullnetit të votuesve.

Duke i falënderuar për prezencën e tyre dhe gatishmërinë për t’i qëndruar Kosovës pranë në çdo hap të konsolidimit të demokracisë në vend, Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për përgjigjen pozitive të pranuar nga Parlamenti Evropian dhe vlerësoi lartë prezencën e këtij delegacioni në vëzhgim të zgjedhjeve.

Sa i përket zgjedhjeve lokale, delegacioni e vlerësoi procesin e zgjedhjeve si një proces demokratik, i karakterizuar me një profesionalizëm dhe integritet të lartë të institucioneve por edhe të vet qytetarëve të Republikës së Kosovës.Në takim, Presidentja Osmani diskutoi edhe për punën e institucioneve të Republikës së Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, procesin e liberalizimit të vizave, nevojën për fuqizimin e mëtejmë të grave dhe rinisë, si dhe tema të tjera.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Jep dorëheqje komandanti i FSK-së Rrahman Rama

Jep dorëheqje komandanti i FSK-së Rrahman Rama

Nga nesër ndryshon gjithçka rreth termineve për viza pune në Gjermani, kështu mund të aplikoni

Nga nesër ndryshon gjithçka rreth termineve për viza pune në Gjermani, kështu mund të aplikoni

Këta janë emrat e ambasadorëve të Kosovës në Francë, Gjermani dhe Britani të Madhe

Këta janë emrat e ambasadorëve të Kosovës në Francë, Gjermani dhe Britani të Madhe

”Gruaja nuk kuptoi gjë, u qëllua me silenciator”, dinamika e vrasjes pas shpine në Shkodër

”Gruaja nuk kuptoi gjë, u qëllua me silenciator”, dinamika e vrasjes pas shpine në Shkodër

Shpërblehet kush jep informata në kapjen e vrasësit, por numri ku duhet të lajmëroheni nuk funksionon

Shpërblehet kush jep informata në kapjen e vrasësit, por numri ku duhet të lajmëroheni nuk funksionon

Ilir Dugolli, ambasador i Kosovës në SHBA?

Ilir Dugolli, ambasador i Kosovës në SHBA?

Shkup: Së pari detaje për Omicronin, pastaj masa të reja

Shkup: Së pari detaje për Omicronin, pastaj masa të reja

Bugajski: Marrëveshje Kosovë-Serbi vetëm me njohje reciproke, Asociacioni mund të bëhet Republika Sprska

Bugajski: Marrëveshje Kosovë-Serbi vetëm me njohje reciproke, Asociacioni mund të bëhet Republika Sprska

Shkencëtari amerikan: Javën e ardhshme kuptojmë efikasitetin e vaksinës ndaj variantit te ri

Shkencëtari amerikan: Javën e ardhshme kuptojmë efikasitetin e vaksinës ndaj variantit te ri

Ambasada e Amerikës flet për paralajmërimet për sulme në Kosovë

Ambasada e Amerikës flet për paralajmërimet për sulme në Kosovë

Prokuroria deklarohet për vrasjen e trefishtë në Deçan

Prokuroria deklarohet për vrasjen e trefishtë në Deçan

Pahor në Qeveri, takohet me Kurtin

Pahor në Qeveri, takohet me Kurtin

Deputetja Adriana Matoshi njofton se i është rikthyer tumori në kokë pas 9 vitesh

Deputetja Adriana Matoshi njofton se i është rikthyer tumori në kokë pas 9 vitesh

Osmani: Serbia po tenton që ta destabilizojë Kosovën përmes strukturave ilegale në veri

Osmani: Serbia po tenton që ta destabilizojë Kosovën përmes strukturave ilegale në veri

Presidenti slloven: BE-ja t’ia liberalizojë vizat Kosovës, tejkaloni mosmarrëveshjet me Serbinë

Presidenti slloven: BE-ja t’ia liberalizojë vizat Kosovës, tejkaloni mosmarrëveshjet me Serbinë

5 mijë e 556 patentë-shoferë të konfiskuar për nëntë muaj në Kosovë

5 mijë e 556 patentë-shoferë të konfiskuar për nëntë muaj në Kosovë