Osmani uron Vitin e Ri: Ditët tona më të mira janë përpara nesh

E publikuar: 31/12/2021 19:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Po e përmbyllim së bashku këtë vit dhe në prag të Vitit të Ri, ju uroj juve, familjeve tuaja dhe më të dashurve tuaj një vit të mbarë, plot shëndet e harmoni.  Viti që po e lëmë pas, ngjashëm me vitin paraprak, është karakterizuar me sfida të mëdha globale dhe të brendshme, por unë mbetem shpresëplot për të ardhmen tonë si vend dhe si popull. Jam e bindur se ditët tona më të mira janë përpara nesh”.

“Në fillim të këtij viti qytetarët tanë votuan për një ndryshim të rëndësishëm. Natyrisht, pritshmëritë tuaja janë të larta, sepse ju meritoni një qeverisje të mirë që funksionon në interesin tuaj. Pavarësisht sfidave të shumta, me të cilat janë ballafaquar vendet nga e gjithë bota, dua t’ju siguroj se institucionet e vendit tonë po punojnë ditë e natë për t’ju përfaqësuar me integritet, brenda apo jashtë vendit. Por, mbi të gjitha, dua t’ju them se ne po punojmë shumë për ta siguruar një jetë më të mirë dhe më të dinjitetshme për të gjithë në mbarë vendin”, u shpreh Osmani.

Osmani falënderoi të gjithë për kontributin e dhënë, që sipas saj ka ndihmuar që Kosova të bëhet një vend më i mirë.

“Por, sonte, në veçanti, dua të flas për kontributin, të cilin e ka dhënë secili prej  jush për ta bërë Kosovën një vend më të mirë gjatë vitit që po e lëmë pas. Dua t`i falënderoj punonjësit tanë shëndetësorë për punën e palodhshme në përballjen me sfidën më të madhe me të cilën është ballafaquar bota në këtë  shekull”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në adresimin e fundvitit, ka uruar të gjithë qytetarët me rastin e festës së Vitit të Ri.

Tha se ditët e mira janë përpara nesh.