Osmani udhëtoi për në Shkup, merr pjesë në Samitin e vendeve të Evropës Juglindore

E publikuar: 13/06/2024 13:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu (FB)

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Shkup të Maqedonisë së Veriut, për të marrë pjesë në Samitin e krerëve të shteteve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

Këtë e ka bërë të ditur zyra e presidentes përmes një njoftimi për media.

“Në këtë Samit, Presidentja Osmani do t’i bashkohet krerëve të shteteve pjesëmarrëse për të biseduar rreth thellimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë për të garantuar paqe, siguri, stabilitet, zhvillim ekonomik, politik e shoqëror në rajon. Përgjatë qëndrimit në Shkup, Presidentja Osmani do të zhvillojë edhe takime të tjera”, thuhet në njoftim.