Osmani takon Scholz dhe Macron, i falënderon për përkrahjen ndaj Kosovës

E publikuar: 06/10/2022 20:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Osmani - Scholz - Macron

Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar takim me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe atë të Gjermanisë, Olaf Scholz.

“Mirënjohës presidentit Macron dhe kancelarit Scholz për takimin e sotëm përmbajtësor, për përkrahjen e tyre për Kosovën dhe angazhimin e tyre për paqe dhe stabilitet në rajonin tone”, ka shkruar Osmani, përcjell KlanKosova.tv.

Takimi i parë i Komunitetit Politik Evropian është zhvilluar në Republikën e Çekisë.