Osmani takon Kamberin: E kam ngritur zërin me përfaqësues ndërkombëtar për problemet e shqiptarëve në Luginë

E publikuar: 22/07/2022 19:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, këtë të premte priti në takim deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Në këtë takim, Osmani tha se është e rëndësishme që me rizgjedhjen e Kamberit deputet, u sigurua vazhdimësia e përfaqësimit të shqiptarëve të Luginës në parlamentin serb.

“Presidentja Osmani theksoi se në të gjitha takimet me përfaqësues ndërkombëtar e ka ngritur shqetësimin për problemet me të cilat përballen shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit dhe se duhet thelluar përpjekjet për ndërkombëtarizimin e çështjes së shqiptarëve”, thuhet në njoftimin e presidencës, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Osmani tha se është i rëndësishëm koordinimi i institucioneve të Kosovës dhe përfaqësuesve shqiptarë të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit për t’i adresuar të gjitha çështjet që ndërlidhen me pozitën e tyre.

Kurse, Kamberi falënderoi Osmanin, pasi sipas tij, ajo vazhdimisht ka folur për probleme me të cilat përballen shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Kujtojmë se Kamberi sot u takua edhe me kryeministrin Kurti, kryeparlamentarin Konjufca e liderë opozitarë