Osmani shpreson se gjatë presidencës çeke të BE-së të përmbyllet çështja e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës

E publikuar: 15/07/2022 17:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Presidentja Osmani në takim me ambasadorë dhe përfaqësues të BE-së: Do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me partnerët tanë gjatë presidencës çeke të BE-së në mënyrë që të përmbyllet çështja e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka takuar ambasadorët dhe përfaqësuesit e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të akredituar në Kosovë.Në takim me ambasadorë dhe përfaqësues të vendeve të BE-së, Presidentja ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, në rajon dhe më gjerë, si dhe harmonizimin e plotë të politikës së jashtme të vendit tonë me atë të BE-së.Presidentja ka thënë se Kosova do të vazhdojë të punojë me partnerët evropian për procesin integrues të vendit.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me partnerët tanë gjatë presidencës çeke të BE-së në mënyrë që të përmbyllet çështja e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, ta avancojmë rrugëtimin tonë evropian, e të forcojmë më tej sundimin e ligjit dhe demokracinë.”, ka thënë Presidentja Osmani.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!