Osmani organizon sonte Darkën e Lamës

E publikuar: 25/10/2021 12:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, mbrëmjen e kësaj të hëne do të organizoj Darkën e Lamës.Osmani këtë festë të moçme shqiptare do ta organizoj bashkë me prodhuesit vendor

.“Në orën 18:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në bashkëpunim me prodhuesit vendor, organizojnë festën e moçme shqiptare, Darka e Lamës” thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentes.Kujtojmë se festa e njohur si “Darka e Lamës” tradicionalisht është shënuar në Kosovë nga ish-presidenti Ibrahim Rugova.