Osmani: Nuk ka shtyrje të zgjedhjeve për momentin, meqë nuk pati pajtim në mes të partive politike

E publikuar: 13/09/2021 19:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është deklaruar para mediave pas takimit që pati me liderët e partive politike në vend.

Me këtë rast, Osmani tha se kur ka ardhur në presidencë kam sjell standard të ri që nënkupton se për vendime që janë në interes qytetar, konsultohen partitë politike, subjektet para se të merren ato vendime, përfshirë ato që kanë të bëjnë me shëndetin qytetar.

“Ky takim i sotëm ka demaskuar të gjithë ata që flasin për skenarë kinse të përgatitur nga presidentja.
Para disa ditësh i kam shkruar IKSHPK-së për të ditur vlerësimin e tyre lidhur me ndikimin e zgjedhjeve në situatën epidemiologjike ku janë përgjigjur se bazuar në raportet e fundit dhe projeksioneve janë të mendimit se mbajtja e procesit zgjedhor ku ka grumbullim të qytetarëve paraqet rrezik për përhapjen dhe rritjen e rrezikut nga virusi COVID-19.Kësisoj u rekomanduar nga instituti që të bëhet shtyrja e procesit zgjedhor dhe tubimet publike të të gjitha llojeve deri në vlerësimin e radhës.Për informatën tuaj ky nuk është vlerësimi i vetëm që kemi kërkuar nga institutit, një vlerësim i ngjashëm u kërkua edhe sa i përket fillimit të shkollave në komitetin për vaksinim ku përfaqësohet edhe presidenca dhe kemi marrë përgjigje edhe për atë temë.Mënyra e vetme për të shtyrë zgjedhjet është arritja e një pajtimi në mes të partive në pushtet dhe atyre në opozitë.Përderisa Kushtetuta është e heshtur nevojitet një gatishmëri e gatshme në mes partive për të caktuar një datë të re të zgjedhjeve, ky është standard ndërkombëtarë.
Pra si presidente e vendit e kam për obligim që kanë të bëjnë me datën e zgjedhjeve vetëm pasi ti kem konsultuar këto subjekte dhe duke u bazuar në propozimet e tyre”, tha Osmani, shkruan lajmi.net.

Tutje ajo deklaroi se përkundër rekomandimit nga profesionistët shëndetësorë dhe përkundër sulmeve të drejtorit Ramadani, ai rekomandim është nënshkruar nga 11 profesionistë shëndetësorë të gjithë anëtarë të Task-Forcës që merret me pandeminë COVID-19.

“Përkundër kësaj, mendimi mbizotërues i subjekteve politike opozitare ishte që nuk duhet të shtyhet procesi zgjedhor.Kam frikë se një pozicionim i tillë mund të sjellë situata të paparashikueshme mund të sjellë dëm tek qytetarët, por e respektoj qëndrimin e partive politike por s’do të thotë se pajtohem me këtë qëndrim.Pajtimi eventual i partive politike do tu mundësonte profesionistëve shëndetësorë të vendosin situatën pandemike nën kontroll dhe nga rreziku i variantit Delta dhe ai Mu që mund të vijë edhe pse shpresojmë që nuk do të vije në shtetin tonë.Ligji për zgjedhje parasheh se ato mund të mbahen deri në 30 ditë pas përfundimit të mandatit të kryetarëve, ku shtyrja më e madhe do të mund të ishte diku dy muaj. Por për profesionistët shëndetësorë do të nënkuptonte një ndihmesë të madhe që të marrin nën kontroll situatën që është në spitalet tona.Do të liroheshin nga barra e madhe në momentin që do të binin infeksionet. Meqenëse nuk ka pasur pajtim në mes të partive në pushtet dhe atyre në opozitë, nuk ka për momentin bazë të mjaftueshme apo bazë të krijuar në bazë të standardeve ndërkombëtare për shtyrje të zgjedhjeve.E drejta për të votuar është e shenjtë, siç është edhe përgjegjësia jonë për të ruajtur atë. Por mbi të gjitha është e drejta për jetë që s’duhet të ruhet vetëm nga individët, por edhe nga shteti.E pikërisht këtë kam dashur ta ruaj kur kam ftuar përfaqësuesit politik në takim”, shtoi Osmani.