Osmani: Nuk ka nder më të madh sesa t’i bëhesh mbrojtës atdheut

E publikuar: 20/05/2022 20:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot është bërë certifikimi edhe i 257 rekrutëve të rinj të FSK-së. Në këtë ceremoni prezentë ishte edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Por, vetëm pak minuta më parë Osmani shkroi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, rreth ceremonisë së certifikimit të rekrutëve të rinjë.

Osmani u shpreh se nuk ka nder më të madh në jetë sesa t’i bëhesh mbrojtës atdheut.


Postimi i saj i plotë:

“Nuk ka nder më të madh në jetë sesa t’i bëhesh mbrojtës atdheut. Sikurse dikur, djemtë e vajzat e UÇK-së që bartën mbi supe idealet e lirisë sonë, sot ju mbi supet tuaja mbani përgjegjësinë e mbrojtjes së lirisë, integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës”

Nga ceremonia e certifikimit të 257 rekrutëve të FSK-së.