
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nesër pret në takim Presidentin e Këshillit të Evropës, Charles Michel.
Sipas njoftimit nga Presidenca, takimi fillon nga ora 10:00, e më pas do të mbajnë konferencë të përbashkët nga ora 11:00, raporton Front Online.
“Mediat fillimisht do të marrin pamje në fillim të takimit, ndërsa më pas Presidentja Osmani dhe Presidenti Michel do të kenë konferencë për media në orën 11:00”, thuhet në njoftim.