Osmani në ShBA nderon ushtarët amerikanë që sakrifikuan në shërbim të lirisë dhe paqes

E publikuar: 11/07/2024 18:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, njofton se në Arlington të ShBA-së nderoi ushtarët e guximshëm amerikanë që sakrifikuan në shërbim të lirisë dhe paqes.

Në një postim në Instagram ajo shprehet se guximi dhe përkushtimi i tyre është frymëzim për një botë të lirë dhe të sigurt.

“Lidhjet e thella dhe vlerat e përbashkëta ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara janë ngritur edhe mbi këtë kontribut. Duke kujtuar këta heronj, riafirmojmë angazhimin tonë për t`i mbështetur parimet për të cilat ata luftuan”, shkroi mes tjerash Osmani.