Osmani në KS të OKB-së: 22 vite më parë ju kam përcjellë në TV si refugjate e ikur nga ushtria e Serbisë, sot si Presidente e Kosovës

E publikuar: 15/10/2021 17:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në paraqitjen e saj të parë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka thënë se 22 vite më parë këtë mbledhje e ka parë nga televizori si refugjate, e detyruar të largohet nga Kosova prej Ushtrisë Serbe.Ndërsa sot 22 vite më vonë tha se ka nderin që ta përfaqësojë popullin e Kosovës si president.

“Është nder që ndodhen me juve këtu si presidente e Republikës së Kosovës. Para 22 viteve kam dëgjuar takimet e KS të OKB për fatin e popullit tonë përderisa kam qenë refugjate nga ushtria e Serbisë. 22 më vonë tani si president e Republikës së Kosovës kam privilegjin të përfaqësojë e prezantoj vendim tim si presidente”, tha Osmani në mbledhjen e KS të OKB-së ku po diskutohet për Kosovën.