Osmani në “Fordham University” diskuton për reformat në sistemin e drejtësisë të Kosovës

E publikuar: 25/09/2022 14:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruar për vizitë në SHBA, ku është takuar me presidentin Joe Biden dhe sekretarin amerikan, Antony Blinken.

Por, sot Osmani ka diskutuar me profesorë e studentë të “Fordham University” në New York.

Osmani bëri të ditur se është biseduar për reformat në sistemin e drejtësisë dhe sundimin e ligjit.

“Bashkëbiseduam për reformat në sistemin e drejtësisë, sundimin e ligjit, zhvillimin e demokracisë dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës”, shkroi Osmani.