Osmani në Bullgari: Serbia krijoi kriza e tensione që të mos flitej për marrëveshjen finale

E publikuar: 30/11/2022 13:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, po qëndron sot për një vizitë zyrtare në Bullgari me ftesë të presidentit Rumen Radev.

Pas takimit, të dy ata kanë mbajtur një konferencë për media, transmeton Klan Kosova.

Në fjalën e saj, Osmani rikujtoi se kur në muajin gusht, BE-ja dorëzoi kornizë të përgjithshme, e në shtator kishte propozim nga BE-ja e të mbështetur nga Franca e Gjermania, Serbia ka krijuar krizë e tensione që të mos flitet për këtë marrëveshje.

“Interesi i Kosovës është tjetër, që diskutimet të fillojnë sa më parë. Marrëveshja e fundit në Bruksel, është arritur pasi kemi insistuar që deri në pjesën e parë të vitit që vjen, të kërkojmë sukses për marrëveshjen përfundimtare”, sqaroi Osmani-Sadriu.