Osmani: Moment i vërtetë krenarie shënimi i Ditës së Forcës me gratë dhe burrat tanë në uniformë

E publikuar: 27/11/2022 19:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Ditën e Forcës së Sigurisë së vendit.

Osmani, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se FSK-ja është ndërtuar mbi sakrificën e brezave të tërë, në kërkim të paqes, lirisë dhe drejtësisë, duke shtuar se shënimi i kësaj dite është moment i vërtetë krenarie.

“Dita e ushtrisë sonë i paraprinë festës së 28 Nëntorit, daljes së parë të UÇK-së dhe ditëlindjes së komandantit të UÇK-së, Adem Jashari. Liria dhe Ushtria jonë, janë meritë edhe e këtyre ngjarjeve historike. Sot, i nderojmë të arriturat e ushtrisë sonë moderne dhe gjithëpërfshirëse, e cila është kontribuuese aktive e paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe më gjerë, përkrah partnerëve tanë në NATO. Një moment i vërtetë krenarie shënimi i Ditës së Forcës bashkë me gratë dhe burrat tanë në uniformë”, ka shkuar Osmani në Facebook