Osmani me liderë evropianë flet për të ardhmen euroatlantike të Kosovës

E publikuar: 06/10/2022 16:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ndodhet në Pragë ku po merr pjesë në samitin inaugurues të Komunitetit Politik Evropian.

Në këtë rast, ajo ka takuar lidërë nga mbarë Evropa ku ka shprehur përkushtimin e Kosovës për paqe të qëndrueshme dhe të ardhmen e saj euroatlantike.

Në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka shpërndarë disa fotografi ku shihet me presidentin e Turqisë, Rexhep Erdogan, me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, me kryeministren e Britanisë së Madhe, Liz Truss dhe të tjerë.

“Krahas liderëve nga mbarë Evropa në samitin inaugurues të Komunitetit Politik Evropian për të shprehur përkushtimin tonë për paqe të qëndrueshme dhe të ardhmen tonë euroatlantike”, ka shkrua Osmani në Facebook.