Osmani kujton 24-vjetorin e masakrës në “Lagjen e Kovaçëve” në Mitrovicë

E publikuar: 14/04/2023 15:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

24-vjet më parë, “Lagjja e Kovaçëve” në Mitrovicë ka përjetuar ditën e tmerrshme, kur forcat paramilitare serbe masakruan 31 banorë të kësaj lagjeje.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se ata u vranë vetëm pse ishin shqiptarë, u masakruan në lagjen e tyre, andaj sipas saj, do të kujtohen përherë.

“Bashkë me kujtimin për ta nuk do të ndalojë asnjëherë as përpjekja për vënien e autorëve para drejtësisë”.

“Qoftë i paharrueshëm kujtimi për 31 të masakruarit në ‘Lagjen e Kovaçëve’”.