Osmani: Jemi të gatshëm të shqyrtojmë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri

E publikuar: 01/06/2023 20:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kurti-Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka konfirmuar se presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut.

“Unë i thash që jemi të gatshëm ta shqyrtojmë këtë mundësi”, tha Osmani.

“Ata kërkuan nga Kosova që të gjejë një mënyrë për të mbajtur zgjedhje të reja në veri që do tu jepte qytetarëve serbë mundësinë që të marrin pjesë dhe të zgjedhin kryetarë me legjitimitet më të madh”, tha Osmani.

“Unë i informova ata që rregullimi ynë ligjor e lejon atë mundësi dhe jemi të gatshëm ta konsiderojmë bazuar në Ligjin e Kosovës për Zgjedhje”, tha presidentja Osmani.

Osmani bëri të ditur se Kosova ka shprehur gatishmëri që zgjedhjet të mbahen në rast se qytetarët serb të asaj pjese nënshkruajnë një peticion që mundëson kërkim e zgjedhje të reja.

“Kjo nënkupton që qytetarët serbë, pra rreth 20 për qind prej tyre që janë në listën votuese mund të nënshkruajnë një peticion dhe përmes tij mund të iniciojnë procesin e zgjedhjeve të reja. Ne jemi të gatshëm ta ndjekim ligjin”, deklaroi ajo./REL