Osmani i fton deputetët që ta trajtojnë Projektligjin për Parandalim të Vetëvrasjes

E publikuar: 10/09/2024 22:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka ofruar përkrahje peticionit të qytetarëve për Projektligjin për Parandalim të Vetëvrasjes.

Mbi 13 mijë qytetarë tashmë e kanë nënshkruar këtë peticion.

Osmani në Ditën Botërore të Parandalimit të Vetëvrasjes, tha se “ne të gjithë bashkërisht duhet ta rikujtojmë një të vërtetë të fuqishme: gjithmonë ka shpresë!”.

“Vetëm përmes përpjekjeve të përbashkëta, ne mund ta thyejmë heshtjen, ta çrrënjosim stigmën dhe të tregojmë se askush nuk duhet të ndihet i vetëm në çfarëdo sfide apo beteje.” – tha Osmani.

E para e shtetit të Kosovës i ka ftuar deputetët e Kuvendit që këtë nismë ta trajtojnë me prioritet që në fillim të sesionit vjeshtor.

“Pas miratimit të këtij ligji, Republika e Kosovës do ta ketë një kornizë ligjore e cila trajton këtë plagë të shoqërisë dhe shtetit tonë dhe do t’u ofrojë përkrahjen e nevojshme të gjithë atyre që janë duke u përballur në këtë betejë.”

Postimi i plotë: