Osmani, forcave të armatosura të Portugalisë: Në emër të popullit të Kosovës, përzemërsisht faleminderit

E publikuar: 29/10/2021 14:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja Vjosa Osmani sot është pritur nga Ministri i Mbrojtjes së Portugalisë, Joao Gomes Cravinho, me ceremoni shtetërore nga forcat e armatosura të Portugalisë.“23 vjet më parë, pikërisht nga ky vend, këto forca u bënë pjesë e intervenimit të NATO-s, i cili pati për synim mbrojtjen dhe lirinë tonë.

Ata u vendosën në anën e duhur të historisë, në anën e të drejtës, në anën e lirisë si një e drejtë universale, në anën e mbrojtjes së një populli të tërë nga shfarosja nga një regjim tiranik”, ka shkruar Osmani në Facebook, transmeton Klankosova.tv.Nga fotografitë shihet se Osmani i ka dhuruar ministrit portugez një hartë të Kosovës.“Në emër të popullit të Kosovës, përzemërsisht faleminderit”.