
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një vizite zyrtare në Helsinki, u prit nga Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb.
Ajo falënderoi Finlandën për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, veçanërisht në periudhat më të vështira dhe në rrugëtimin euroatlantik.
Dy presidentët diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fusha si paqja, demokracia dhe siguria, duke theksuar vlerat e përbashkëta që lidhin të dy vendet.