Osmani e quan Kosovën projekt amerikan, thotë se ndarja territoriale s’do të lejohet

E publikuar: 17/12/2021 11:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani iu adresohet deputetëve të Kuvendit të Republikës të Kosovës me fjalimin vjetor, raporton Ekonomia Online.

Osmani tha se Kosova është projekti më i suksesshëm dhe më i rëndësishëm i politikës amerikane.

“Ne jemi të lumtur që mund të themi se Kosova është projekti më i rëndësishëm dhe më i suksesshëm i politikës së jashtme amerikane dhe evropiane si dhe i të gjithë atyre që u rreshtuan pas nesh”.

“Kosova është një shtet që e meriton mbështetjen e pakursyer të aleatëve tanë sepse ajo këtë vit e ka dëshmuar që është një demokraci e fortë dhe e qëndrueshme prandaj pata nderin që me krenari ta prezantoj vendin tonë si një shembull dhe një model i një demokracie të suksesshme në kuadër të Samitit për Demokraci të organizuar nga presidenti Biden. Vendi ynë mbetet i palëkundur në orientimin euro-atlantik”.

Tutje ajo foli për idenë e Serbisë për ndarjet territoriale, teksa shtoi se kjo do të ndalohet. Ajo kërkoi që temat ne dialog si ndarjet territoriale nuk do ta lejojnë.

“Serbia nuk e fsheh interesin për që ta destabilizojë rajonin, përfshirë edhe Kosovën. Këtë duhet ta heqim ndikimin ruso-serb. Nga gabimet duhet të mësojmë ne dhe miqtë tanë në BE. Dialogu nuk duhet të shndërrohet për ndarjet territoriale, dhe këto që kanë qenë të kaluarën nuk do ta lejojmë. Ide e shekullit të kaluar, që kanë për qëllim ndarjet etnike, nuk janë në të mirën e Kosovës e as të rajonit. Prandaj me atë se çfarë po ndodh në Bosnjë, andaj u ftojmë që t’i ndalojmë këto ide të shekullit të kaluar”, tha Osmani.

Tutje, presidentja Osmani përmendi aksionet në veri, teksa shtoi se ato nuk janë kundër një etnie, raporton EO.“Dialogu mund të ketë kuptim nëse sjellë njohje reciproke. Serbia duhet të heq dorë nga veriu dhe nga grupet kriminale atje”. “Kosova do të vazhdojë ta luftojë krimin kurdo që është e nevojshme. Aksionet në çdo cep janë për ta mbrojtur jetën e çdo qytetari. Në luftën kundër krimit duhet të jemi të pa kompromis. Policia sot gëzon aspakëtin e qytetarëve sepse e mbrojnë jetën në lehjet e tyre dhe duhet ta kenë mbështetjen tonë. Duhet ta pranojmë se reformat sado të dhimbshme janë të duhura”, tha ajo.