Osmani e pret me ceremoni shtetërore homologun maqedonas, Stevo Pendarovski

E publikuar: 15/12/2021 09:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja Vjosa Osmani, e ka pritur me ceremoni shtetërore presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Të dy do të zhvillojnë takim në zyrën e të parës së shtetit, për të mbajtur më pas një konferencë për medie.

Pendarovski do të pritet në takim edhe nga kreu i Kuvendit Glauk Konjufca.

Kjo është vizita e parë e Pendarovskit në Kosovë që nga marrja e detyrës më 2019.