Osmani e emëron Drilon Gashin si shef të misionit diplomatik të Kosovës në Varshavë

E publikuar: 17/11/2023 13:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se e ka emëruar Drilon Gashi si shef të misionit diplomatik të Kosovës në Varshavë të Polonisë.

Osmani tha se ky është një mision historik në marrëdhëniet në mes vendeve, teksa shtoi se kjo nxit lidhje edhe më të forta në mes të Kosovës dhe Polonisë.

“E lumtur që kemi emëruar z. Drilon Gashi, një kosovaro-amerikan i suksesshëm, si shef i misionit në misionin tonë në Varshavë. Kjo shënon një moment historik të rëndësishëm në marrëdhëniet tona dhe pasqyron angazhimin tonë për të nxitur lidhje edhe më të forta ndërmjet 🇽🇰& 🇵🇱”, ka thënë ajo.

Ishte kryeministri Albin Kurti ai i cili pati paralajmëruar hapjen e ambasadës së Kosovës në Poloni.