Osmani dorështrënguar ndaj mbi 200 të burgosurve që ia kërkuan faljen

E publikuar: 20/02/2023 23:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Valentina Demolli nga KMDLNJ thotë se presidentja nuk ka falur asnjë person, Ehat Miftaraj e konsideron të gabuar veprimin e Osmanit.

Është e para e shtetit.

Kjo pozitë Vjosa Osmanit i jep edhe kompetenca për t’ia falur ose zbutur dënimin të burgosurve.

Prandaj, shumë persona shfrytëzojnë të drejtën për t’i kërkuar presidentes ndihmë, me shpresën që ajo do t’ua shkurtojë qëndrimin në burg.

Nga janari i vitit të kaluar, deri tani, T7 mëson se mbi 240 të burgosur kanë bërë një kërkesë të tillë.

Por, Osmani është treguar dorështrënguar ndaj të burgosurve.

Këtë mosveprim të presidentes, po e kritikon Valentina Demolli nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

Ngjashëm, si Demolli mendon edhe Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Miftaraj tregon se ata duhet të falën, pasi deri tek presidentja vinë pas një sërë kriteresh të përmbushura.

Kompetencën për t’i falur të burgosurit, e kishin shfrytëzuar disa herë paraardhësit e Osmanit.

 

https://m.facebook.com/Televizioni7/videos/499076355715854/?paipv=0&eav=AfbqIbOu1Az2tQOcJCWpHlaQDJSpED1at587o3BmzeKzHhDx6APVQNbmW_zVFCkjkjY