Osmani dhe Zicherman diskutojnë për avancimin e agjendës për të drejtat e fëmijëve

E publikuar: 11/10/2021 15:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Osmani, ka pritur në takim drejtoreshën e re të Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Nona Zicherman, të cilën e ka përgëzuar dhe për detyrën dhe i ka uruar sukses në angazhimin e saj.
Më tej, presidentja Osmani ka shfaqur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me UNICEF-in.Në këtë kontekst, presidentja Osmani ka theksuar domosdoshmërinë e krijimit të mundësive për edukimin e hershëm të fëmijëve, sigurimin e infrastrukturës së nevojshme për qasje në institucionet parashkollore, ngritjen e cilësisë në arsim, si dhe sigurimin e barazisë gjinore.

Më tej, presidentja Osmani potencoi rëndësinë e ngritjes së kualitetit të shërbimeve mjekësore për fëmijë, mbështetjes për fëmijët me nevoja të veçanta, si dhe grupet e margjinalizuara.Kurse drejtoresha e re e UNICEF-it, Zicherman ka falënderuar presidenten Osmani për gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit për avancimin e agjendës për të drejtat e fëmijëve, zhvillimin e fëmijërisë së hershme, gjithëpërfshirjen dhe përmirësimin e kualitetit të arsimit në Kosovë.